Shtete të shumta të BE-së, përfshirë Spanjën, Portugalinë dhe Italinë, kanë paralajmëruar shtetasit e tyre të fundit të mbetur që të largohen nga Libani, nëse ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.
Vetëm disa orë pasi Izraeli vrau liderin e Hezbollahur në Liban, BE-ja gjithashtu ka paralajmëruar linjat ajrore që “të mos fluturojnë mbi asnjë vend”.
Në një deklaratë, Komisioni Evropian dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) lëshuan rekomandime për të shmangur hapësirat ajrore libaneze dhe izraelite në të gjitha nivelet e fluturimit.
Rekomandimi është i vlefshëm deri më 31 tetor.
EASA paralajmëroi “një intensifikim të përgjithshëm të sulmeve ajrore dhe degradim në situatën e sigurisë”.
Në anën tjetër, Ministria e Transportit e Libanit ka udhëzuar gjithashtu aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit që të refuzojë të lejojë avionët iranianë në hapësirën e tij ajrore, pasi Izraeli paralajmëroi kontrollin e trafikut ajror se do të përdorte “forcën” nëse ndonjë aeroplan ulet. /Gazeta Engima
In consultation with the @EU_Commission, EASA has issued Conflict Zone information Bulletins recommending not to operate flights within the airspaces of Israel and Lebanon at all flight levels. EASA will continue to monitor the situation closely. https://t.co/BubLXX3dth— EASA (@EASA) September 28, 2024