Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”.
Paparaci mëson se është sekuestruar hoteli i publicistit Veton Surroi në bashkëpronësi me Sabit Gecin.
Autoritetet e gjyqësisë dhe rendit në Kosovë njoftuan se kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”.
Investitorët e kompanisë “Stella Consulting”, në të cilën publicisti Veton Surroi mban në pronësi 30 për qind të aksioneve, dyshohet se i ka dhënë ryshfet prej rreth 400 mijë eurove ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë.
Autoritetet e gjyqësisë dhe rendit në Kosovë njoftuan se kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”.
Në mesin e mjeteve të ngrira financiare, janë edhe ato të kompanisë “Stella Consulting” Sh.P.K., firmës private në bashkëpronësi të biznesmenit shqiptar Gentjan Sula dhe publicistit Veton Surroi.
Paparaci, ka mësuar se autoritetet e gjyqësisë kanë vendosur për bllokimin e xhirollogarive bankare të “Stella Consulting” Sh.P.K.
Prokurori i çështjes, Rasim Maloku pati thënë se shuma e ngrirë e mjeteve financiare, dyshohet se është përfituar përmes veprave penale.
“Ajo çka është më e rëndësishme, gjatë zhvillimit të hetimeve prej 21 dhjetorit deri sot, nga të dhënat financiare që kemi siguruar nga bankat që posedojnë këta të pandehur dhe familjarët e tyre, deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro”, tha ai.
Më 6 janar, Policia e Kosovës bastisi nëntë lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, përfshirë edhe disa zyra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.