Ministria e Tregtisë ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës.
Siç shihet, nafta ka mbetur e pandryshuar në çmim sa i përket krahasimit me ditën e djeshme, pra 1 euro e 73 centë.
Teksa benzina është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1 euro e 40 centë sa ishte, është bërë 1 euro e 41 centë.
Gasi ndërkaq po shitet në çmimin 0.72 centë.