Një e mitur është pranuar në Klinikën Gjinekologjike, pasi e njëjta është shtatzënë.
Sipas Policisë, e mitura ishte duke bashkëjetuar me një të mitur, në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Në lidhje me rastin siç njofton Policia, janë intervistuar prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit, të njëjtit dërgohen në mbajtje.
“Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta “Enigma”/