Quni: Do të japim çdo gjë për fitore

Quni: Do të japim çdo gjë për fitore

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka vazhduar të martën përgatitjet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2023.



Këtë të mërkurë prej orës 19:15, Kosova luan në Prishtinë ndaj Turqisë, ndërsa të shtunën është ndeshja e fundit në udhëtim me Belgjikën.

Gjasat për kalim tutje ekzistojnë, por janë të vogla tashmë.

Ndërsa përkushtimi i djemve tanë për të dhënë më të mirën në dy ndeshjet e fundit është maksimal.

Pivoti Luigj Quni ka folur për rëndësinë e ndeshjes me Turqinë.

“Nuk kemi arritur pritjet në katër ndeshjet e fundit. Ne kemi dëshmuar kualitetin shumë herë në vitet e fundit. Është e vështirë të mbash nivelin e lartë për kohë të gjatë, por kjo është pjesë e zhvillimit tonë që duhet ta pranojmë dhe të mësojmë prej tij. Nesër është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë hap para dhe të japim çdo gjë për fitore”, ka thënë Luigj Quni pas stërvitjes së dytë të mbajtur të martën./Gazeta “Enigma”/

Related Articles