Therja me thikë e dy të miturve në Obiliq, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona pasi që dyshohen se kanë sulmuar fizikisht me thikë dy të mitur në Obiliq.

Sipas policisë 3 prej të arrestuarve janë të mitur, ndërsa bëjnë të ditur se viktimat janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe se gjendja e tyre është e rëndë.

Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa rasti është duke u hetuar.

“Obiliq 11.01.2022-14:18. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, tre (3) prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika, dy viktimat meshkuj koosvarë-të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar;  tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri. Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles