Shtyhet seanca për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Shtyhet seanca për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Seanca e parë për vrasjen makabre të biznesmenit Bedri Rexhepi, është shtyrë.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesave nga avokatët.

Gazeta Nacionale nga vendi i ngjarjes raporton se avokatët Alberina Foniqi e Shemsedin Pira që janë caktuar mbrojtës sipas detyrës zyrtare për dy të akuzuarit, kanë kërkuar që seanca të shtyhet.

Avokatët e Nexhat e Jeton Vllasaliut kanë kërkuar shyrjen, pasi nuk janë pajisur me shkresat e lëndës.

“Kërkoj me u shty sepse kështu më ka kërkuar i pandehuri”, tha avokati Pira.

Në një moment të seancës, i dyshuari Nexhat Vllasaliu ka thënë se është i pafajshëm. Por kjo nuk u mor si deklarim i fajësisë, pasi që ende nuk është ajo fazë.

Kërkesën për shtyrjen e seancës, e përkrahu edhe avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha.

“Është fakt se hetimi për këtë rast është përballur me vështirësitë më të njohura në historinë e Kosovës. Pajtohem edhe unë që Gjykata të jep kohë shtesë, të pajisen me shkesa të lëndës e më pas të deklarohen fajtor ose jo. I pandehuri, edhe pse në faza të mehershme e ka pranuar fajësinë, ai do të mundohet të taktizoj duke mos e pranuar fajësinë. Dhe ne nuk duam të iu lejojmë hapësira ligjore për taktizime”, tha Berisha në seancë.

E prokurori Armend Hamiti, deklaroi se kanë pasur disa probleme teknike lidhur me inçizimet që i posedon Prokuroria.

“I kam thirrë te dy avokatet, iu kam tregu që ka shumë inçizime dhe se nuk kemi paisje për palët, ne në Prokurori. Kam kerkuar nga avokatët që t’i sjellin pajisjet, ata i kanë sjellë. Gjatë bartjes nga IT kemi pasur probleme, sepse eshte temë teknike. 1 javë kohë na duhen, për t’i siguruar”, u shpreh prokurori Hamiti.

Seanca e radhës u caktua për datën 14 nëntor në orën 15:00.

Related Articles