Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit është raportuar për 27 vatra zjarri.
Ekipet kanë arritur të shuajnë 22 prej tyre derisa 5 të tjera vazhdojnë të jenë ende aktive.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Kurbin, Krujë, Roskovec, Rogozhinë, Lushnje, Fier, Vlorë, Vau-Dejës dhe Malësi e Madhe. /Gazeta Enigma