Të shtunën që lamë pas, Kiara Tito ishte një ndër banoret që u kthye të vazhdojë aventurën e saj në Big Brother Vip Albania. Por publikut dhe banorëve i ka rënë në sy ndryshimi i shumë sjelljeve të moderatores.
Duke nisur nga reduktimi i konsumimit të cigareve, nuk ankohet më për veshjet e Luizit, nuk e kritikon më partnerin e saj për reagimet e tij ndaj banorëve të tjerë si dhe lëshon thumbime për disa prej banorëve.
Cila është arsyeja e këtyre ndryshimeve? A ka ndryshuar Kiara vërtetë apo thjesht po shtiret?
Këtyre pyetjeveiI është përgjigjur vetë moderatorja në një bisedë me Efin. Ajo i ka shpjeguar mikes së saj se ka gabuar duke mbrojtur njerëz që nuk e duan dhe ka kritikuar personin që do më shumë (Luizin) sepse është natyrë e butë dhe i vinte keq për të tjerët.