Gjermanët votojnë sot në zgjedhjet që do t’i japin përfundimisht fund mandatit të Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë, sipas BBC.
Kur Merkel të largohet pas 16 vitesh në pushtet, si do ta kujtojë atë historia?
Ja disa nga momentet e saj kryesore në detyrë, nën komentet e ekspertëve.
Shpëtimi i euros dhe trajtimi i krizës financiare të vitit 2008.
“Në përgjigje të krizës, ajo tha se donte sa më shumë ekonomi tregu që të ishte e mundur, por edhe sa më shumë ndërhyrje shtetërore që të ishte e nevojshme”, tha politologu Matt Qvortrup.
Social-demokratët gjermanë e përdorën atë linjë si slogan në vitet ’60. “Merkel dhe ministrja e saj e Financave iu drejtuan qytetarëve në 2008 për t’i siguruar ata se qeveria do të garantonte kursimet e tyre”, shtoi analisti Rudiger Schmitt-Beck.
Përgjigjja e saj ndaj viteve të Trump.
Ajo e mbajti situatën të qetë dhe të gatshme për internacionalizmin liberal. “Në njëfarë mënyre, ajo e mbajti anijen në det, e kreu detyrën e saj dhe tani mund të shkojë e qetë”, komentoi Qvortrup.
Kriza e refugjatëve
“Qëndrimi në detyrë i Merkel, zakonisht, përshkruhet si i karakterizuar nga kriza”, vëren Charlotte Galpin.
“Duke u përballur me një krizë humanitare në Ballkan, Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë dhe pranoi pothuajse një milion refugjatë gjatë vitit 2015, duke shpallur “wir schaffen das” (”ne mund ta menaxhojmë këtë”).
Gjermania u dallua si një nga vendet e pakta evropiane që u dha strehë sirianëve, të cilët iknin nga lufta civile.
Negociatat me aksionerët e lartë të BE-së për lehtësimin e borxhit për Greqinë gjatë krizës së euros.
Vendimi për të mos mbyllur kufirin për refugjatët e bllokuar në Hungari, në vitin 2015
“Nuk duhet anashkaluar se Merkel nuk e ka hapur kufirin, pasi ky vendim përmendet shpesh, por ajo vendosi të mos e mbyllë atë”, vlerësoi Schmitt-Beck.
Hapja e rrugës që martesa e të njëjtit seks të kalonte nëpër parlament
“Pak para zgjedhjeve, Merkel dha intervistë për një revistë për gra, ku u shpreh se votimi për këto çështje ishte çështje e ndërgjegjes individuale”, thotë analistja Katrin Schreiter.
“Ajo, në thelb, theu vijën e partisë dhe kjo hapi mundësinë për ta miratuar atë ligj. Kjo ishte një arritje e madhe”, shtoi Schreiter.
Një herë, kur u pyet se çfarë ndiente, kur mendonte për Gjermaninë, ajo tha se “unë mendoj për dritare të mbyllura mirë. Asnjë vend tjetër nuk mund të bëjë dritare të tilla të mbyllura mirë dhe të këndshme”.
Kjo tregon përulësinë dhe pragmatizmin e saj. Tani, gjykojeni vetë vendin që do të zërë në histori Angela Merkel.