Sot kryeparlamentari Glauk Konjufca ka takuar përfaqësues të partive politike.
Ky takim u mbajt për diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma
Nga partitë shqiptare liderët e partive nuk kanë shkuar, por aty shkuan Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili dhe Muharrem Nitaj nga AAK.
Me të përfunduar takimi, detaje ka dhënë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ai tha se në takimin me përfaqësuesit e partive u caktuan ulëset në parlament dhe se gjithçka shkoi mirë.
“Gjithçka shkoi mirë në këtë mbledhje, u caktuan ulëset, nuk ka ndryshim shumë të madh sa u përket ulëseve në Kuvendin e Kosovës, në mes ulet Partia me më së shumti ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, dy krahët e Kuvendit, krahu i majtë dhe krahu i djathtë, janë sic kanë qenë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu u deklarua vetë. Ulet aty ku ka qenë në legjislaturën e tetë. Edhe pakicat me të njëjtën sipas të njëjtës radhë”, u shpreh Konjufca.
Pas tij u deklaruan edhe përfaqësuesit e partive politike.
Albulena Haxhiu e nga Lëvizja Vetëvendosje pas përfundimit të kësaj mbledhje tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje përmes kryetarit apo kryeministrit Kurti është në fazën e konsultimeve me subjekte të ndryshme në Republikën e Kosovës me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e qeverisë së re. Në këtë drejtim, të gjitha veprimet tona kanë qenë publike, transparente, asnjë prej tyre larg syrit të publikut. Prandaj deri në seancën konstituive janë edhe 7 ditë, natyrisht nuk e përjashtoj mundësinë që Brenda këtyre ditëve do të ketë veprime të tjera, apo përpjekje të tjera për takime”, tha ajo.
Pas mbledhjes ka folur edhe përfaqësuesja e LDK-së, në këtë takim, Doarsa Kica-Xhelili.
Ajo rikonfirmoi se ky subjekt politik, nuk hyn në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kica-Xhelili u shpreh se takimi me kryeparlamentarin ishte procedural mbi seancën konstituive, transmeton Gazeta Enigma.
”Ishte takim procedural. Këtu u diskutuan çështjet e betimit të deputetëve”.
”Qëndrimet e LDK-së në kuptim të respektimit të afateve kushtetuese, që sa më parë t’i kemi institucionet e formuara, mendojmë se çfarëdo vonese eventuale që krijohet në krijimin e institucioneve të vendit shkon direkt në dëm të qytetarëve të vendit”.
”Ne biseduam në mënyrë strikte, vetëm në raport me mbarëvajtjen e seancës së datës 15 prill”, shtoi tutje ajo.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i PDK-së në këtë mbledhje, Uran Ismaili ka thënë se opsionet për formimin e qeverisë së re janë me partitë opozitare.
Ndërkaq Muharem Nitaj nga AAK, ka thënë se procesi i krijimit të qeverisë është tejet i komplikuar.
“Deri më tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë”, ka thënë Nitaj.
Ai u shpreh se gjithçka mbetet e hapur për opozitën.
“Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo. Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, po ashtu i komplikuar”, tha Nitaj.
Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vendosur që seancën për konstituimin e Kuvendit, ku edhe pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit të mbahet me datë 15 prill. /Gazeta Engima