I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendkryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.
Ata kanë folur për përfitimin e mbi 900 milion eurove nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Lajçak ka thënë se për t’i përfituar këto miliona Kosova, është diskutuar se si të arrihet marrëveshja pozitive. “Siç e dini është një instrument financiar që Bashkimi Evropian i ofron miliona euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor, për Kosovën dhe Serbinë kanë parakusht dialogun dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë marrëveshjen pozitive”, ka thënë Lajçak para gazetarëve, përcjellë Gazeta Enigma.