Osmani tha se ai është në zyre, ZKM njofton se Kurti ishte në një drekë në Prishtinë, i ftuar nga ambasadori i BE-së

Osmani tha se ai është në zyre, ZKM njofton se Kurti ishte në një drekë në Prishtinë, i ftuar nga ambasadori i BE-së

Kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk mori pjesë sot në takimin konsultativ të presidentes Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ani pse s’ka bërë të ditur arsyen, Kryeministri Kurti ndodhet në Prishtinë, e madje Zyra e tij ka dërguar komunikatën se i pari i qeverisë ka qenë në drekë si i ftuar nga ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog me ambasadorë të akredituar të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për Bashkim Evropian në Kosovë.

E pyetur pse Kurti s’i shkoi në takim, e para e shtetit tha se arsyen e kësaj nuk e di.

“Arsyen nuk e dimë, mund ta pyesni atë drejtëpërdrejtë, po supozoj që është në zyre”, tha Osmani.

Ajo shtoi se nënkryetari i kësaj partie ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në takim me kryetarët e partive tjera politike, por që parimi ishte që ky takim të ishte në nivel të kryetarëve.

Related Articles