Si të regjistroheni për votim jashtë Kosovës? – KQZ jep detaje

Si të regjistroheni për votim jashtë Kosovës? – KQZ jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me detaje se si të regjistroheni për votim jashtë Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës, fillon me datën 29 gusht 2024 dhe përfundon më 26 dhjetor 2024.

Për ndihmë rreth regjistrimit mund të kontaktoni në Viber ose Whatsapp në numrin +383 46 61 00 61.

Nëse jetoni jashtë Kosovës dhe dëshironi të regjistroheni për votim jashtë Kosovës, kjo është mënyra.

Njëra është përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org, dhe e dyta përmes postës, në kutin postare te KQZ-së.

Për më shumë informacione mund të vizitohet faqja e KQZ-së,  www.kqz-ks.org. /Gazeta Enigma/

Related Articles