Sonte zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në Tiranë është një atmosferë e jashtëzakonshme e krijuar nga tifozët, që kanë udhëtuar nga të gjitha vendet e botës.
Para disa minutash, në stadiumin “Air Albania” u vendosen një numër i madh policësh dhe autoblindash.
Është paralajmëruar nga Policia e shtetit të Shqipërisë që do të ketë kontrolla të rrepta për tifozët që do të futen në stadium.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.
/