Sigurimi i qendrës tregtare të djemve të Ilir Shaqirit rrahu qytetarët për maska

Sigurimi i qendrës tregtare të djemve të Ilir Shaqirit rrahu qytetarët për maska

Në mëngjesin e kësaj të diele, ndodhi një incident i rëndë në një qendër tregtare në Prizren, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall”, sigurimi bëri për spital tre persona pas një konflikti verbal për vendosjen e maskave anti COVID- 19.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur për Gazetën ‘Enigma’ se tashmë në stacionin policor janë shoqëruar katër persona, të përfshirë në këtë përleshje fizike.

Sipas Gashit, arsyeja e përleshjes në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall” ishte mosbindja e qytetarëve ndaj punëtorit të sigurimit, i cili kishte kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave” – deklaroi Gashi.

Kjo qendër tregtare drejtohet nga Gojart Shaqiri, i cili është drejtor i këtij biznesi.

Ai bashkë me vëllain e tij, Drenas Shaqirin janë aksionerët kryesor të kësaj qendre tregtare. Dy biznesment janë djemtë e këngetarit të mirënjohur Ilir Shaqiri./Gazeta Enigma/

Related Articles