Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka protestuar sërish para ndërtesës së Qeverisë.
Ibadete Hasani-Berisha nga Sindikata e Lotarisë, tha e po kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë dhe kthimin në vendet e punës, duke shtuar se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave.
Sipas saj, ka 2 vjet prej kur ndërprerë aktiviteti i tyre dhe asnjë Qeveri përkundër premtimeve nuk ka ndërmarrë asnjë hap.
“Kemi dalë në protestë edhe sot për realizimin e të drejtave dhe qëllimeve tona që janë miratimi i ligjit dhe pagat”.
“Kanë kaluar 2 vjet që llogaria është e pezulluar, kur edhe janë pezulluar të gjitha lojtar e fatit, pa përjashtuar edhe Lotarinë e Kosovës që është legale dhe asnjë hap nuk është ndërmarrë”.
Sipas saj, pa punë pas mbylljes së Lotarisë së Kosovës kanë mbetur rreth 65 persona të cilët nuk janë ndihmuar më në asnjë formë nga shteti.
“Kemi mbetur pa punë 65-67 persona. Që një vit nuk kemi marrë as paga as asgjë. Nuk kemi qenë pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes. Kemi qenë totalisht të neglizhuar”, ka shtuar ajo.
Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.