12 minatorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e derdhjes së acidit në Minierën e Trepçës. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për rastin ka reaguar edhe Sindikata e Punëtorëve të Minatorëve të Trepçës.
Sindikata thotë se shpreson që kushtet e minatorëve të përmirësohen dhe lutet për shërim të shpejt të të lënduarve.
Njoftimi i plotë:
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shpreh shqetësim të madh për gjendjen e minatorëve të lënduar në punë.
Ne si përfaqësues të minatorëve ndajmë dhimbjen me ju me shpresën për përmirësim të kushteve në punë dhe siguri më të lartë, për këtë qështje kemi shprehur shqetësim edhe më parë.
Kolegëve tanë të lënduar u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe lusim Zotin edhe dy nga kolegët tanë të hospitalizuar të kthehen shëndosh e mirë ne familjet e tyre dhe ne mesin tonë.