Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë sot para Qeverisë ka protestuar me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin e vendeve të punës, raporton Gazeta Enigma.
Përmes kësaj proteste, sindikata ka paralajmëruar se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës të tyre.
Sipas tyre edhe pse Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.