Sinjale për koalicion ndërmjet LDK-së, PDK-së dhe AAK-së në Gjilan

Sinjale për koalicion ndërmjet LDK-së, PDK-së dhe AAK-së në Gjilan

Qytetarët e Komunës së Gjilanit janë të detyruar ti drejtohen kutive të votimit edhe njëherë tjetër për ta zgjedhur “shefin” e tyre për katër vitet e ardhshme.

Alban Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arbër Ismajli nga radhët e Lidhjes Demoraktike të Kosovës do të sfidojnë njëri tjetrin të vetëm më 9 nëntor.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Enigma”, Arbër Ismajli dhe dega në Gjilan ka nisur një ofansivë të plotë për balotazhin e nëntë nëntorit.

LDK ka kërkuar mbështetjen e dy partive të tjera opozitare PDK-së dhe AAK-së, derisa bisedimet janë pothuajse në fazën finale.

Siç mëson Gazeta “Enigma”, të shtunën më 1 nëntor, kandidati Arbër Ismajli do të mbajë një tubim së bashku me Riad Rashitin, ish-kandidatin e PDK-së për komunën e Gjilanit në fshatin Malishevë.

Edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga subjektet politike, tashmë është e qartë që bashkëpunimi ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në Gjilan është afër të ndodh dhe së bashku me ta pritet të bashkohet edhe AAK.

Kujtojmë që në rundin e parë fitues doli Alban Hyseni i VV-së mori 21,463 Vota apo 49,79%, ndërkohë që Arbër Ismajli mori 14,761 Vota, apo 34,24%.

PDK pati 5,273 Vota apo 12,23% dhe AAK me 843 Vota apo 1,96%.

/Gazet Enigma/

Related Articles