Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në kundështim me të drejtën ndërkombëtare.
Daçiq në një bisedë me kryetaren e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PSE) Tini Cox, ka theksuar se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, rezolutën e OKB-së, dhe vlerat e që përfaqësonn ky Këshill, siç janë të drejtat e njeriut.
Daçiq, i cili u takua me Cox-in në margjinat e Komitetit të PSE për Çështje Politike dhe Demokraci në Kretë, vuri në dukje një shembull të shkeljes së fundit të të drejtave të popullatës serbe në Kosovë, të cilëve iu mohua e drejta për të marrë pjesë në referendume dhe zgjedhje./Gazeta Enigma/