Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar një hulumtim në të cilin parasheh ulje ekonomike në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ky hulumtim pas përditësimit të të dhënave të cilat janë bërë pas fillimit të luftës në Ukrainë, tregon se ekonomitë e këtyre vendeve do të pësojnë mesatarisht për 0.9 përqind krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar.
Sipas kësaj liste të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosova do të pësojë uljen ekonomike më të madhe prej 4%, krahas shteteve të tjera.
Pastaj vjen Mali i Zi me 3.7%, Shqipëria dhe Serbia me 3.3%, Maqedonia e Veriut 3% dhe Bosnje e Hercegovina do të ketë uljen më të vogël, në këtë periudhë me vetëm 2.3%.
Kjo tkurrje ekonomike është si rezultat i shtrenjtimit të çmimeve të artikujve strategjikë jetësorë, vlerësojnë njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë.
“Sidomos për shkak të rritjes së rrymës në nivel global, të rritjes së derivateve të naftës dhe gazit. Pastaj të rritjes së çmimeve te drithërat dhe bluarjes së drithërave”, ka treguar Jakup Bellaqa, ekspert i ekonomisë, për Albanian Post.
“Sigurisht si shkak i luftës Rusi – Ukrainë”, specifikon Bellaqa, duke rikujtuar se Ukraina konsiderohet hambar i Evropës në furnizim me drithëra.
“Diku rreth 13% e furnizimit të Evropës me drithëra vjen nga Ukraina, pastaj edhe nga Rusia, Rumania, Bullgaria si dhe Serbia”.