Sipas raportit të Europol bandat shqiptare kryesojnë me drogën në Evropë

Sipas raportit të Europol bandat shqiptare kryesojnë me drogën në Evropë

Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Evropë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë? Europol ka analizuar për herë të parë bandat “më të rrezikshme” të kontitentit evropian duke treguar kështu përmasat mjaft shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Evropë.

Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, ngre shqetësimin Europol.

Raporti (05.04.)u bë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europol vunë në dispozicion të dhënat e tyre.

Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksionojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqendrohet në tregtinë e drogës. Sipas analizës së Europolit çdo e dyta bandë është aktive në tregtinë e drogës, por aktivitetet ilegale janë të shumta, nga droga deri tek trafikimi i qenieve njerëzore e të tjera.

Bandat shqiptare kryesojnë me drogën

Rrjetet kriminale të përbëra nga shtetas jo anëtarë të BE më së shumti vijnë nga Shqipëria, Bosnja, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, thekson Europol. Rrjetet shqiptare të përbërë kryesisht nga anëtarë shqiptarë të bandave janë kryesisht të përqendruar në tregun e kokainës, heroinës e kanabisit kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Jashtë BE-së ata operojnë në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe në vendin origjinë, Shqipëri.

Europol përmend si sukses në raport shkatërrimin e një bande të madhe shqiptare të drogës në 25 maj 2023, që sillte drogë me kontenierë në Belgjikë. Droga sillej në Gjermani me makina me sisteme të rafinuara të fshehjes dhe shpërndahej në Evropë. Bandat shqiptare janë të organizuara si familje me hierarki, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë./topchannel

Related Articles