Hovenier tek Kurti, Abbott tek Bislimi

Hovenier tek Kurti, Abbott tek Bislimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovennier si dhe ai britanik, Nicholas Abbott janë parë sot në Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori amerikan është duke zhvilluar takim të rregullt javor tek kryeministri Albin Kurti, ndërkaq ambasadori britanik pati takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Me të përfunduar takimin, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, nuk është deklaruar fare mbi takimin që pati me kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Por takimi mes tyre vie në kohën kur Bashkimi Europian po tenton të aranzhojë një datë dialogu në Bruksel me palën serbe.

Ndërkaq ambasadori amerikan nuk është parë ende të ketë dalë nga takimi i tij i cili u tha se është i rregullt javor që zhvillon me kryeministrin Albin Kurti.

Related Articles