Siri: Ekipi i parë i OKB-së arrin në veriperëndim

Siri: Ekipi i parë i OKB-së arrin në veriperëndim

Delegacioni i parë i OKB-së ka arritur në veriperëndim të Sirisë të martën përmes Turqisë, raporton AFP.

“Misioni i OKB-së në mëngjesin e sotëm ka kaluar nga Turqia në Siri”, thotë për AFP-në, drejtori i Ëorld Food Programme në Siri, Ken Crossley.

Delegacioni përbëhej nga zëvendëskoordinatori rajonal humanitar David Carden dhe Sanjana Quazi, e cila drejton Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Turqi.

Aktivistët dhe ekipet emergjente në veriperëndim kanë dënuar reagimin e ngadaltë të OKB-së ndaj tërmetit në zonat e kontrolluara nga rebelët, duke e krahasuar atë me ngarkesat e avionëve me ndihma humanitare që janë dërguar në aeroportet e kontrolluara nga qeveria.

“Nuk dua të ulem dhe të shpjegohem, por dua të ndaj se të gjithë kolektivisht jemi në të njëjtin vend”, u tha Quazi gazetarëve në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Sarmada afër kufirit me Turqinë. “Mendoj se gjithashtu e dimë se nuk mjafton”, tha ajo, duke shtuar se OKB po bën më të mirën e saj për të dërguar ndihma në veriperëndim.

Related Articles