Situata e grupit të Ballkanit: A kanë gjasa djemtë e Ilir Dajës të kalojnë tutje?

Situata e grupit të Ballkanit: A kanë gjasa djemtë e Ilir Dajës të kalojnë tutje?

Ballkani ka marr fitore e parë në grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Dinamo Zagreb me rezultat 2-0.

Almir Kryeziu dhe Wahid Hamidi ishin ata që i shënuan golat në këtë fitore historike të futbollit tonë.

Këto janë tri pikët e para të Ballkanit në këtë fazë të grupeve, ku aktualisht janë në vendin e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi që është i treti.

Lider është Viktoria Plzen që ka 6 pikë pas dy fitoreve ndaj Ballkanit dhe sot ndaj Astanas.

Ballkani i Ilir Dajës ndeshjen e radhës e zhvillon sërish në shtëpi, ndaj Astanas me 26 tetor.

Pas kësaj ndeshje “Portokallinjtë” do të udhëtojnë në Kazakistan për tu përballur me Astanan më 9 nëntor.

Me 30 tetor do ta presin Plzenin në “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshjen e fundit në grupe e kanë ndaj Dinamo Zagrebit në “Maksimir”.

Related Articles