Për shkak të tensioneve në veri, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Busulla jonë, ka qenë dhe është atë që na dha Amerika. Përtej kësaj, busulle, ne ende nuk kemi zbulim që e zëvendëson atë. As Lajçaku, as Borreli, as BE-ja, nuk e zëvendëson atë”.
Lladrovci tlrheq vërejtjen duke përmendur Ujmanin: “Bandat kriminale, duhet ndalur. KFOR-i do pak kohë sa t’i heq barrikadat, por, kujdesi ndaj Ujmanit, do shtuar. Ujmani do mbikëqyrur sepse, përtej 8 orëve, nuk e përballon KEK-u mungesën e ujit për ftohje”.
“Pa veriun e vet, Kosova nuk do të ishte shtet, as Republikë. Situata nuk ka qenë sikur kemi dëshiruar ne, as faktori ndërkombëtar, megjithëse u bënë disa hapa pozitiv, por jo përfundimtar. Veriu tash ka filluar të vlojë. A ka mundur të evitohet me hapa politik e institucional më të mençur – po. Po e madhe”, ka shkruar ai.