Mbledhja e Këshillit të Sigurisë tashmë ka përfunduar, ani se Qeveria e Kosovës nuk e bëri të ditur se kur saktësisht kishte nisur ajo.
Zyrtarët më të lartë të shtetit dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë këshill tashmë janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti pasditen e sotme njoftoi se do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas situatës së krijuar në veri të vendit./klankosova