S’ka lehtësime, këto janë masat që u diskutuan nga takimi i ministrit Vitia me kryetarët e komunave

S’ka lehtësime, këto janë masat që u diskutuan nga takimi i ministrit Vitia me kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka diskutuar masat e reja me kryetarët e komunave në takimin e mbajtur sot.

AKK përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se s’do të ketë lehtësime të masave për sektorin e Gastronomisë dhe se ministri Vitia i ka informuar kryetarët se masat që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator do të vlejnë deri më 26 shtator.

“Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021:

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Related Articles