Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari sot është takuar sërish me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Jasharaj pas takimit ka dalur në konferencë për media derisa ka bërë të ditur se nuk kanë arritur marrëveshje për ta ndërprerë grevën në arsim.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock.
Flock tha se nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje për grevat në arsim.
““Unë erdha nga Brukseli veçanërisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duhet të ju them që patëm një shkëmbim të gjatë, por nuk arritëm të gjejmë zgjedhje për këtë”, tha ajo