Tani më është zvogëluar koha e pritjes në pikat kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, duke nisur nga Bërnjaku deri tek pika kufitare e Vërmicës, qytetarët presin nga 3 deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë.
Kohë e njëjtë e pritjeve është regjistruar edhe për daljet nga Kosova, përjashtuar këtu pikën kufitare të Jarinjes ku ato arrijnë deri në 10 minuta./Gazeta Enigma/