S’ka qetësi në basketboll, ndërpritet ndeshja Trepça – Prishtina

S’ka qetësi në basketboll, ndërpritet ndeshja Trepça – Prishtina

Basketbolli kosovar vazhdon të ketë skena të turpshme. Ndeshja e kampionatit mes Trepçës dhe Prishtinës, që po zhvillohet të shtunën në “Minatori”, është ndërprerë në fund të çerekut të tretë.

Prishtina po udhëheq me rezultat bindës 36:72. Kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve vendës. Ata kanë filluar me hedhje të gjësendeve në parket dhe kanë ofenduar në kor, kryesisht nga Federatës së Basketbollit dhe kryetarit të saj, Arben Fetahut. 

Delegati i ndeshjes ka vendosur për zbrazje të sallës. 

Trepça ishte dënuar me tre ndeshje pa shikues pas incidenteve që ndodhën në “Minatori” në ndeshjen ndaj Pejës në nëntor. Dhe me kthimin e tifozëve, u kthyen sërish skenat e turpshme.

Në kohën kur shikueshmëria në basketboll është në nivel të lartë, incidente të ngjashme ka pothuajse në secilën palestër. Federata e klubet kanë thënë që po merren të gjitha masat për të mos lejuar incidente të tilla, por deri tash s’ka pasur rezultat.

Related Articles