S’ka të ndalur “Pirati”, shënon het-trik ndaj Bilbaos

S’ka të ndalur “Pirati”, shënon het-trik ndaj Bilbaos

Vedat Muriqi po zhvillon një ndeshje spektakolare ndaj Athletic Bilbaos. Sulmuesi kosovar ka realizuar hat-trick, duke qenë protagonisti absolut i sfidës.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të bukur kolektiv, ndërsa i dyti u shënua pasi Muriqi fillimisht huqi nga pika e bardhë, por reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë pas rikthimit.

Në minutën e 69-të, Muriqi u tregua i saktë këtë herë nga penalltia, duke kompletuar tripletën personale.

Ndeshja po vazhdon dhe ndodhemi në minutën e 81-të, me rezultatin 3-2 për Mallorcën, ndërsa Athletic Bilbao mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq.

Mallorca është shumë pranë një fitoreje të madhe, me Muriqin që po konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme.

Related Articles