Një studim i kryeparlamentarit të ri në Parlamentin e Kosovës, të publikuar më 2012 në OpenEditionsJournal, shpërfaqë shkrime të tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë publikim, Basha e akuzon UÇK-në të jetë një “organizatë kriminale”, të udhëhequr nga “kriminelë shqiptarë” brenda dhe jashtë Kosovës.
Po ashtu, aty ka akuza se UÇK-ja është mbështetur nga trafikantë të drogës në vendet perëndimore dhe në SHBA.
Tutje në këtë shkrim, Basha thotë se “bossi VH” i të ashtuquajturës “mafi shqiptare”, linte plumba para derës së shtëpive në diasporën shqiptare, për të kontribuar në UÇK.
Aty po ashtu thuhet se Xhavit Haliti, paratë e fondit “Vendlindja thërret”, i dërgoi në krim të organizuar.
“Që nga fillimi i viteve 1990, shumë veta kanë qenë të vetëdijshëm për lidhjen midis UÇK-së dhe trafikantëve të drogës (Layne, 1999). Pas përfundimit të luftës në Kosovë, u raportua se Kosova u bë tokë pjellore për trafikantët e drogës dhe se sasitë e heroinës së trafikuar përmes Kosovës u dyfishuan (Klebnikov, 2000; Qendra për Studime Gjeopolitike të Drogave 2011). Pas konfliktit, vetë UÇK-ja u shpërbë zyrtarisht, megjithatë, shumë nga ish-komandantët e UÇK-së shpejt vunë një kapelë tjetër dhe u futën në politikë. Me politikën erdhi edhe krimi (Jonsson, 2013; Mitchell, 2002; Marty, 2010; Brunnëasser, 2011; ICG, 1999). Ish-komandantët e UÇK-së shpesh pretendojnë se të gjitha akuzat kundër tyre janë vepër e komploteve të huaja”, thuhet tutje në këtë publikim.