Pas Fagiolit, Zaniolos dhe Tonalit një tjetër emër pritet ta dridhë futbollin italian. Fabrizio Corona ka njoftuar se do të dal emri i katërt në skenë si i përfshirë në baste.
Corona ka njoftuar se futbollisti i katërt i përfshirë në baste luan për Romën. Emri i lojtarit romak do të zbulohet pasditën e sotme.
Mësohet se e përfshirë në rast është edhe nëna e Zaniolos.
Ky skandal e ka kapluar futbollin italian.
Zaniolo e Tonali mbrëmë janë intervistuar nga Prokuroria Italiane dhe më pas janë liruar në shtëpi nga Kombëtarja e Italisë.