Juventus identifikon zëvendësuesin ideal të Paul Pogbas

Juventus identifikon zëvendësuesin ideal të Paul Pogbas

Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Tottenhamit dhe Danimarkës, Pierre-Emile Hojbjerg gjatë afatit kalimtar të janarit sipas raportimeve të fundit nga Anglia.

Reprezentuesi danez ka qenë i lidhur fort me një largim nga veriu i Londrës, pasi nuk është në planet e trajnerit të ri Ange Postecoglou.

Mediumi anglez Mail Sport më herët kishte raportuar se gjatë muajit shtator interesim konkret për shërbimet e Hojbjerg kishte shfaqur ekipi i Atletico Madridit, të cilët ishin të gatshëm të bëjnë një ofertë huazimi me obligim blerje.

Por tani, raportet në Itali pretendojnë se gjigantët e Serie A, Juventus janë duke kryesuar garën për të nënshkruar me mesfushorin, pasi ata kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër” ka identifikuar Hojbjerg dhe sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi si dy objektiva gjatë dimrit.

Juventusi u godit me lajme shqetësuese javën e kaluar pasi Paul Pogba u tha se ka rezultuar pozitiv në testin e dytë të dopingut.

Pezullimi maksimal në raste të tilla është katër vjet, i cili mund të dyfishohet nëse vërtetohet se substanca është marrë me qëllim.

Gazeta italiane sugjeron se pezullimi i mundshëm i Pogbas do ta çojë trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, drejt një nënshkrimi në mesfushë, siç është Hojbjerg.

Danezi nuk ka startuar në asnjërën prej tetë ndeshjeve të para në Ligën Premier me fanellën e Tottenhamit./

Related Articles