Skandali me flamurin e Kosovës, reagon televizioni grek

Skandali me flamurin e Kosovës, reagon televizioni grek

Televizioni grek që e ka transmetuar ndeshjen mes Greqisë dhe Kosovës, ERT3, ka kërkuar falje për lëshimin që e ka bërë.

Në grafikën e ndeshjes flamuri i Kosovës ishte paraqitur në formë të çrregullt. Në vend të hartës së Kosovës ishte paraqitur harta e Australisë.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë për këtë rast, duke kërkuar sqarime nga Federata greke.

Të martën televizioni grek ERT3, përmes një përgjigje për mediumin kosovar koha.net, ka kërkuar falje për lëshimin e bërë, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Televizioni grek ka njoftuar se gabimi ishte i një punëtoreje që hartën e çrregullt të Kosovës e ka marrë në një faqe të internetit në gjuhën greke.

Televizioni grek ka mohuar që paraqitja e çrregullt e flamurit të ketë qenë qëndrim zyrtar i televizionit.

Ndërkohë simbolet e shtetit tonë janë shfaqur pa asnjë problem në ndeshje. Është paraqitur flamuri në palestër dhe është intonuar himni.

Flamuri i Kosovës është paraqitur edhe në autobusin me të cilin kemi udhëtuar në Heraklion e po ashtu ka qenë i shfaqur në hotelin ku kemi qëndruar.

Pritja e Federatës greke për delegacionin tonë ka qenë shumë e mirë. Po ashtu kemi marrë falënderime për pritjen që i kemi bërë delegacionit grek në Prishtinë. Raportet mes dy federatave janë shumë korrekte./Gazeta “Enigma”/

Related Articles