Sot mblidhet Qeveria

Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sërish këtë të mërkurë.

Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit”.

 “Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim./Gazeta “Enigma”/

Related Articles