Liria ka fituar si mysafir i Rahovecit me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 25-të të Ligës së Parë të Kosovës. Kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi fitoren ndaj Rahovecit e ka prezantuar me fyerje raciste ndaj kundërshtarëve.
“Rahoveci (Bugart) + referat – Liria 0-2”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Termi “Bugar” është ofendues dhe konsiderohet racist kundrejt qytetarëve të Rahovecit.
Qemal Krasniqi është edhe asambleist i LDK-së në komunën e Prizrenit.