Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, ku për 20 minuta merr rezultatin e PCR (tamponit).
Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Kosovës, pas një denoncimi të bërë në redaksinë e këtij emisioni. Sipas denoncimit , në afërsi të aeroportit “Adem Jashari” rezultatet e testeve COVID-19 lëshoheshin në mënyrë fiktive për vetëm 20 minuta. Fillimisht gazetarët shkuan në një laborator në Prishtinë ku kërkuan kryerjen e PCR-së për të udhëtuar më pas drejt Vjenës.
Pas konsultës me punonjësit e laboratorit, njëra nga këto të fundit është shprehur se përgjigja për testin e PCR-së vononte të paktën 3 orë dhe është e pamundur paraqitja e një rezultati para këtij afati.Më pas gazetarët iu drejtuan laboratorit në aeroportin e Prishtinës rreth orës 11.45 ku i kërkuan punonjësve të këtij laboratori që të kryenin testin e PCR-së. Fillimisht punonjësit e këtij laboratori janë shprehur që mund të kalosh edhe përmes një përgjigje të marrë prej testit antigjen, përgjigje e cila mundësohej për një periudhë kohore prej 15 minutash. Por gazetarët e cilësuan se donin të kryenin testin PCR dhe se do të udhëtonin po atë dite në orën 14:00.
Punonjësit u thanë gazetarëve se përgjigja e një testi PCR mund të dilte rreth orës 18:00, por duke kuptuar se klienti humbte avionin ata sugjeruan edhe një test të shpejt Molekular për udhëtim (PCR), përgjigja e të cilit dilte brenda 20 minutave. E gjitha kjo kundrejt një pagese prej 120 eurosh. Duke rënë dakord për çmimin punonjësja e laboratorit i merr në sportel gazetarit të Fiksit mostrën rreth orës 12:28, dhe më pas e orienton se përgjigja do të dal për 20 minuta dhe mund ta tërheq tek sportelet jashtë aeroportit.
Pas 21 minutash gazetari i Fiks Fare merr përgjigjen e testit PCR negative, gati për të udhëtuar kudo me një test fiktiv. Ndërkohë të gjithë laboratorët e licencuar testin PCR ( tamponi) mund ta analizojnë minimalisht për 90 minuta.
Labaratori për 20 minuta kryen testin PCR kundrejt 120 eurove
Fiksi – Dua të bëj PCR
Punonjësja e laboratorit – Kur ke me udhëtu?
Fiksi – Në orën 14.00
Punonjësja e laboratorit – Në cilin vend ke me shku?
Fiksi – Në Vjenë.Punonjësja e laboratorit – Në Vjenë, Austri. Rezultatet e PCR dalin në gjashtë të mbasdites. A të lënë me kalu me testin antigjen?
Fiksi – Jo, PCR më thanë.
Punonjësja e laboratorit – Tek airoporti? PCR të kanë thënë?
Fiksi – Prandaj erdha, më thanë për këtu.
Punonjësja e laboratorit – PCR në orën gjashtë (18.00) del rezultati.
Fiksi – Më para nuk bëhet fjalë?
Punonjësja e laboratorit – Jo. Veç PCR i shpejtë kushton 120 euro, del për 25 minuta.
Fiksi – Po mirë PCR themPunonjësja e laboratorit – Të shpejtin?
Fiksi – Po pra
Punonjësja e laboratorit – Ban 120 euro.
Fiksi – Ça të bëj? T’i jap këto? ( eurot)
Punonjësja e laboratorit – Ma jep edhe pasaportën
Fiksi – Pasaportën jo, kartën e identitetit po. Urdhëro!
Punonjësja e laboratorit- Për 25 minuta rezultai del. 120 euro pagesa, 150 më ke dhënë, 30 kusuri.
Punonjësja e laboratorit 2- Hajde në hundë me ta bë! Hajde edhe tjetrin. Pas 25 minutash e merr rezultatin jashtë.
Fiksi – Faleminderit.
Në 12:28 merret mostra për testin e PCR-së dhe përgjigja del 12:50
Punonjësja e laboratorit 3 – A…
Fiksi – Rrofsh
Punonjësja e laboratorit 3- Urdhëro, negativ ke rezultu
Fiksi – Faleminderit kalofshi mirë, shyqyr që e bëtë shpejtë për 20 minuta.