Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion në Skenderaj, raporton Gazeta Enigma.
Konfiskimi i armëve dhe municionit kishte ardhur rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve.
Policia, ka njoftuar se janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armës.
Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona, pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’. /Gazeta Enigma