Sport Club Gjilani ditë më parë njoftoi se ka arritur marrëveshje dy vjeçare me opsionin për vazhdimin e kontratës me ish- trajnerin e Egnatias, Zekirija Ramadani.
Trajneri që e ktheu Prishtinën te titulli pas tetë vitesh, Zekirija Ramadani, në një prononcim për Insajderin ka folur lidhur me kalimin e tij te klubi gjilanas.
Ramadani fillimisht zbuloi arsyet pse zgjodhi të kalonte tek klubi i Gjilanit – zbuloi edhe objektivat që i ka me klubin, derisa foli edhe për “Skifterat”.
“Zgjodha Gjilanin për shkak të organizimit dhe seriozitetit që ka ky ekip dhe normal duke e njohur mirë seclin futbollist” – tha Ramdani.
Ai shtoi se: “Objektivi kryesor padyshim është titulli kampion dhe ky është objektiv i ekipit dhe i secilit që përfaqëson ekipin e Gjilanit”.
“Lojtarët e kanë kuptuar këto ditë që dua seriozitet disciplinë dhe modesti – gjithmonë ta kerkojmë të japim më tepër nga vetja”.
Ndër tjerash, Ramadani përmendi edhe tifogrupin e Gjilanit, “Skifterat”, për të cilët tha se do të jenë lojtari i 12-të në çdo ndeshje.
“Skifterat besoj që në çdo takim do të jenë lojtari i 12 i joni se ne për ata do luajmë dhe do japim maksimumin në çdo takim.
Krejt në fund, Ramadani shtoi se ka respekt për secilën skuadër por që në fushë duan të fitojnë.
“Sa i perket rivalët e super ligës respekt për secilën skuadër por normal që në fushë duam që t’i fitojmë“.
Sezoni i ardhshëm i Superligës së Kosovës pritet të nis me 13 gusht. Derisa për garat ndërkombëtare Gjilani do të udhëhiqet nga Zeko Ramadani.