Milan Skriniar ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës me Interin.
Qendërmbrojtësi sllovak ka pesë vite që është pjesë e Neroazzurëve dhe mund të largohet në verë për faktin se Inter ka nevojë të shes për t’i rregulluar bilancet financiare.
Duke parë situatën e tij, Juventus është duke synuar transferimin e sllovakut gjatë verës.
Kapiteni Giorgio Chiellini tanimë është në një moshë të shtyrë dhe Juventus po e sheh Skriniarin si zëvendësuesin adekuat të italianit.
Mediat italiane kanë raportuar për interesimin e Juventusit për lojtarin, edhe pse duket shumë e vështirë që Inter t’ia shes një yll të skuadrës një rivali siç është Zonja e Vjetër.
Gjithsesi Skriniar mund të largohet nga Neroazzurët pasi skuadra angleze si Chelsea, Tottenham Hotspur e Manchester United e duan atë.
Inter e vlerëson qendërmbrojtësin sllovak me një shumë prej 65 milionë eurove.