Skuadra e njohur italiane dëshiron shërbimet e Nedim Bajramit

Skuadra e njohur italiane dëshiron shërbimet e Nedim Bajramit

Pasi arriti akordin me klubin e Interit për Kristjan Asllanin, Empoli po bëhet gati të shesë një tjetër shqiptar. Fjala është për Nedim Bajramin, i cili është kërkuar jo pak nga disa ekipe në Serinë A.

Fantazisti ka mbyllur një sezon të mirë dhe pas angazhimeve me ekipin kombëtar tani po shijon pushimet. Por a do të kthehet sërish tek Empoli apo zbritja në fushë pas pushimeve do ta gjejë në një ekip të ri.

Për këtë ka menduar Fiorentina, e cila interesohet për shërbimet e numrit 10.
Bajrami është nën menaxhimin e Fali Ramadanit dhe violët do të bisedojnë me të për një transferim të mundshëm, pasi Empoli nuk mendohet t’i bëjë ndonjë ndalesë, sepse kërkon që të mbushë arkat.

Related Articles