Smakiqi e shpëtoi Dritën nga humbja në derbin lokal ndaj Gjilanit, këto ishin dy pritjet e jashtëzakonshme

Smakiqi e shpëtoi Dritën nga humbja në derbin lokal ndaj Gjilanit, këto ishin dy pritjet e jashtëzakonshme

Vetëm edhe dy xhiro kanë mbetur për t’u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll deri në fund të edicionit garues 2022/23.

E kur jemi në këtë pikë të sezonit, shumë gjëra janë të paqarta, si në luftën për titull, ashtu edhe në atë për mbetje në Superligë.

Sa i përket titullit, lufta e madhe po vazhdon ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, edhe pse kjo e fundit bëri një hap flas në xhiron e 34 duke u ndalur me barazim 1-1 në derbi me Gjilanin.

Portieri i Dritës, Florian Smakiqi, në pjesën e dyte ishte në formë të jashtëzakonshme pasi që arriti t’i bëjë disa pritje për të shpëtuar Dritën nga disfata.

Ky barazim, i ndjekur edhe nga fitorja e Ballkanit 1-0 ndaj Llapit, ka bërë që Drita të humb epitetin e liderit të tabelës duke mbetur dy pikë prapa Ballkanit. /Gazeta Enigma/

Related Articles