Shkarkohet nga pozita e kryeshefit, Smakiqi paralajmëron padi ndaj bordit të Postës së Kosovës

Shkarkohet nga pozita e kryeshefit, Smakiqi paralajmëron padi ndaj bordit të Postës së Kosovës

Xhevdet Smakiqi është shkarkuar sot nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, tre muaj pas emërimit në këtë pozitë, raporton Gazeta Enigma.

Smakiqi për Gazetën Enigma tha se bordi nuk ka pasur asnjë arsyetim për shkarkimin e tij nga ky post, dhe se ai nuk është paralajmëruar paraprakisht për këtë vendim.

“Po, është e vërtetë (jam shkarkuar). Bordi nuk ka asnjë lloj arsyetimi (për shkarkimin tim), ndryshimet janë politike. Përndryshe, unë nuk kam asnjë muaj që kam filluar punën si drejtor”, tha ai.

Ndryshe, Smakiqi tha se kjo është në dëme të Postës së Kosovës edhe afarist por edhe si kontest i ri gjyqësor dhe sipas tij, ky vendim është arbitrat dhe i kundërligjshëm.

Ai thotë se pasojat e këtij vendimi do t’i bartë bordi që e mori këtë vendim dhe jo ai që u shkarkua.

“Jo, nuk jam paralajmëruar asnjë herë. Ka qenë temë shqyrtimi i pozitës së kryeshefit dhe unë ju shpjegova që jam zgjedhur në mënyrë të ligjshme, me konkurs, nuk kam pasë asnjë pengesë. Sekretari i korporatës ka dhënë opinion se çdo gjë është në rregull, por vendimi i bordit është ky që është. Ata i bartin pasojat e këtij vendimi, jo unë”, tha ai për Gazetën Enigma.

Related Articles