Kuvendi nuk miraton rezolutën e PDK-së për arsim

Kuvendi nuk miraton rezolutën e PDK-së për arsim

Në Kuvend nuk është miratuar rezoluta për debatin parlamentar të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

 Pro kësaj rezolute ishin vetëm 27 vota.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka bërë paraqitjen e propozim rezolutës, në harmonizim me dy partitë e tjera opozitare me LDK-në dhe AAk-në.

“Nuk e kam pritur që një iniciativë nga partitë në pushtet të shihet diçka e gabuar. Kuvendi të obligoje qeverinë që të ndaj buxhet shtesë për mësimdhënësit parauniversitar me shtesë prej 100 euro për tre muaj. Të harton planin për orët e humbura. Obligon qeverinë që pas marrjes së opinionit të IKShPK-së që nga e hëna të kthehem të gjithë në shkolla, dhe që deri në shtator të jenë të vaksinuar të giithë mësimdhënësit. Të ndaj mjetet shtesë për komunat që kanë nevojë”./Gazeta Enigma/

Related Articles