Sojeva nga Kosova, delegat i UEFA-s në ndeshjen Bayer Leverkusen – Inter

Sojeva nga Kosova, delegat i UEFA-s në ndeshjen Bayer Leverkusen – Inter

Bayer Leverkusen ku luan Xhaka, nesër do të përballet me Interin.

Ndeshje kjo që pritet të filloj në ora 21:00, në “Bay Arena”.

Kjo ndeshje përtej vlefshmërisë në garën më prestigjioze të futbollit evropian, kësaj radhe ka edhe një veçanti tjetër.

Një kosovar do të jetë i deleguari i UEFA-s, bëhet fjalë për Zgjim Sojevën.

Kështu ka njoftuar Shtëpia e Fubollit Evropian, transmeton Gazeta Enigma.

Aktualisht skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, është në vendin e gjashtë me tri fitore, një barazim dhe një humbje, kurse italianët e drejtuar nga Simone Inazghi kryesojnë renditjen me pesë fitore. /Gazeta Enigma

Related Articles