Solskjaer: Nuk mendoj se koha ime te Manchester United ka mbaruar

Solskjaer: Nuk mendoj se koha ime te Manchester United ka mbaruar

Manchester City ka triumfuar ndaj Manchester United me rezultat 0 me 2 në “Old Trafford”.

Ishte një dominim i plotë i skuadrës së Pep Guardiolas, atje ku ka mundur të shënojë edhe më shumë gola.Manchester United nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë takim, me Ronaldon që pati vetëm një gjuajtje në pjesën e parë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.

“Jo, nuk mendoj se koha ime është duke mbaruar. Kam komunikim të mirë me klubin gjatë gjithë kohës. Unë punoj për Man United, dua më të mirën për Man United. Për sa kohë jam këtu dua ta përmirësoj atë”, tha Solskjaer.

Related Articles