Ylli i madh i Koresë së Jugut, Heung-min Son është shprehur shumë i lumtur për kalimin në një të tetën e finales në Kupën e Botës në Katar.
Koreja e Jugut fitoi 2:1 ndaj Portugalisë për të avancuar. Golin e fitores e shënoi në minutën e 91-të, ndërsa asistimin e bëri lojtari i Tottenhamit, Son. Ai është parë në lot pas përfundimit të ndeshjes.
“Besoj se këta lot janë lot të gëzimit. Kemi pritur shumë gjatë për këtë moment dhe të gjithë ne lojtarët kemi besuar se mund t’ia dalim. Ka pasur momente kur nuk kam mundur ta bëjë më të mirën dhe jam falënderues për bashkëlojtarët që ishin në gjendje të më mbulojnë në momentet kur nuk isha në gjendje të përmbush detyrat e mia. Jam shumë krenar për ta”, ka thënë Son. Ai po luan me maskë për shkak të një lëndimi në fytyrë. Por ka thënë se maska nuk ishte ndonjë problem.
“Kalimi në një të tetën e finales ishte synimi ynë. Tani kemi synime më të mëdha dhe do të bëjmë më të mirën për t’i realizuar. Askush nuk e di botën e futbollit, sidomos tani”, ka shtuar ylli korean.